Zvezda pa ujë prej 30 vitesh, banorët dyshojnë për cilësinë e ujësjellësit të ri

10 Gusht 2025 | 16:10

Banorët e fshatit Zvezdë, në Bashkinë Maliq, kanë dalë sot në protestë për të denoncuar mungesën prej 30 vitesh të ujit të pijshëm.

Ata shprehen të pakënaqur me punimet që po kryhen aktualisht për ndërtimin e një ujësjellësi të ri, duke i cilësuar ato si të paorganizuara dhe pa cilësinë e duhur.

Sipas banorëve, projekti nuk është duke u zbatuar sipas standardeve, çka ngre dyshime se, edhe pas përfundimit të tij, fshati mund të mbetet sërish pa ujë.

Ata nënvizojnë se problemi kryesor i zonës mbetet mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza, e cila sipas tyre duhet të ishte trajtuar si prioritet përpara çdo investimi tjetër.

Banorët shprehen të revoltuar edhe për mungesën e reagimit nga autoritetet vendore.

Sipas tyre, asnjë përfaqësues i bashkisë nuk ka shkuar në fshat për të dëgjuar shqetësimet e komunitetit, duke lënë në pikëpyetje fatin e një investimi që, siç thonë ata, rrezikon të mbetet gjysmak dhe joefikas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori amerikan në BE: Trump ‘ende i zhgënjyer’ me NATO-n për shkak të Iranit

Ambasadori i SHBA-së në BE, Andrew Pudzer, thotë se aleatët e NATO-s bënë një “gabim të madh” që nuk ndihmuan SHBA-në në luftën në Iran....
20:49 | 05/06/2026

Mehdi Malkaj apel qytetarëve nga protesta: Të qëndrojmë në këmbë dhe të reagojmë

Aktori i njohur shqiptar Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim me tone emocionale gjatë një proteste qytetare, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen...
20:29 | 05/06/2026

Rama për Politico: Nëse nuk do të ishte Kushneri askush nuk do të fliste! Kryeministri kundërshton etiketimin “Revolucioni i Flamingove”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka hedhur poshtë protestat në rritje kundër një resorti luksoz të planifikuar si një fushatë të ngarkuar politikisht të...
18:04 | 05/06/2026