Presidentja e Meksikës kundër Trump: Nuk do të lejojmë në Meksikë ushtrinë amerikane

10 Gusht 2025 | 18:58

Meksika ka deklaruar se nuk do të lejojë që Shtetet e Bashkuara të hyjnë në territorin e saj, pas lajmeve se presidenti Trump kishte udhëzuar Pentagonin të godasë kartelet e drogës në Amerikën Latine.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të vijnë në Meksikë me ushtrinë e tyre. Ne bashkëpunojmë dhe bashkëveprojmë me ta, por nuk do të lejojmë një pushtim. Ky opsion përjashtohet”, deklaroi presidentja Claudia Sheinbaum.

Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” raportoi se Trump, në mënyrë të fshehtë, kishte nënshkruar një direktivë për përdorimin e ushtrisë në tokë të huaj.

Në një reagim për BBC, Shtëpia e Bardhë nuk komentoi direktivën, por theksoi se prioriteti i Trump është të mbrojë atdheun e tij.

Ky nënshkrim vjen pas një urdhri ekzekutiv të mëhershëm të Trump, që përcakton zyrtarisht tetë kartele droge si organizata terroriste, gjashtë prej të cilave janë meksikane.

Presidentja Sheinbaum theksoi se qeveria meksikane ishte informuar për nënshkrimin e këtij urdhri, por theksoi se ai nuk përfshin angazhimin e ushtrisë.

“Ushtria nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje. Përkundrazi, sa herë që është propozuar, ne kemi thënë gjithmonë jo”, tha ajo.

Ajo rikujtoi se më herët gjatë vitit, kishte deklaruar se vendimi i Trump për të shpallur kartelet si organizata terroriste nuk mund të shërbejë si justifikim për të cenuar sovranitetin e Meksikës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026