VIDEO/ Momenti kur IKMT shemb me tritol objektin 3-katësh pranë rrugës Vlorë–Orikum

11 Gusht 2025 | 08:52

Vlora u zgjua mëngjesin e kësaj të hëne nga shpërthimi i 32 kilogramëve lëndë plasëse, me të cilat IKMT, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere dhe Policinë e Shtetit, shembi një objekt trekatësh me konstruksion beton-arme pranë aksit rrugor Vlorë–Orikum.

Shpërthimi i kontrolluar, i kryer në orën 07:30, përfshiu 410 furnela dhe 1.100 metra linearë fitil detonant. Për arsye sigurie, rruga Vlorë–Orikum u bllokua përkohësisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta para operacionit.

Në terren ishin të pranishme mjetet zjarrfikëse, ambulanca dhe personeli përkatës.

Autoritetet kishin njoftuar paraprakisht pronarët e objekteve në zonë për masat mbrojtëse ndërsa kanë theksuar se operacionet ndaj ndërtimeve pa leje do të vijojnë në të gjithë vendin.

Në lidhje me shembjen e objektit trekatësh që u prish mëngjesin e kësaj të hëne në Vlorë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili ka postuar pamjet e momentit të shpërthimit të kontrolluar.

Kreu i qeverisë theksoi vendosmërinë për të përmbyllur betejën ndaj ndërtimeve pa leje dhe shkeljeve ligjore në ndërtim.

“Mirëmëngjes! Me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon dhe shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi — dhe ku do ta shkruajmë me patjetër kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve — ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026