FOTO/ Zjarri në Finiq përfshin disa banesa, evakuohen banorët
Zjarri që nisi një javë më parë në Dhivër të Delvinës, mbrëmjen e djeshme arriti edhe në Leshnicën e Poshtme në Bashkinë e Finiqit.
Mbrëmja e së dielës ishte e vështirë, pasi situata me zjarret në këtë bashki u bë kritike.
Sipas raportimeve, flakët kanë dëmtuar disa banesa në Leshnicën e Poshtme. Fatmirësisht, banorët janë evakuuar dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht, zjarri, i favorizuar edhe nga era e fortë, po përhapet me shpejtësi drejt Leshnicës së Sipërme.
Autoritetet dhe forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për izolimin e flakëve, por terreni i thyer po e vështirëson ndërhyrjen.
Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar disa banesa, ndërsa situata në bashkinë Finiq u përkeqësua edhe më shumë dy ditë më parë për shkak të erërave të forta.
“Në bashkinë Finiq, zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam.
Në terren kanë operuar: 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mbështetje nga ajri.
Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair. Gjatë ditës është riaktivizuar vatra e zjarrit brenda fshatit Krongj.
Është bërë evakuimi i banorëve. Në vendngjarje ndodhen 2 automjete zjarrfikëse të MZSH, 1 autoambulancë dhe mjete transporti.
Në ndihmë kanë shkuar dhe 2 automjete zjarrfikëse të FA. Gjatë gjithë natës vatra aktive më problematike ishte ajo në fshatin Leshnicë e Poshtme.
Në terren kanë operuar 3 mjete zjarrfikëse me 8 efektivë të MZSH Finiq dhe Konispol të ndihmuar nga FA me 2 mjete zjarrfikëse dhe 15 forca të FA si dhe 1 grup FNSH”.
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 20:33 Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
- 20:28 Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin






