Maduro sfidon Trump pas shpërblimit për arrestimin e tij: Ja ku jam frikacak
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të administratës amerikane, e cila nën drejtimin e Presidentit Donald Trump, ka dyfishuar në 50 milionë dollarë shpërblimin për arrestimin e tij.
Në një video që tashmë është bërë virale, Maduro i drejtohet drejtpërdrejt Trump-it me fjalë sfiduese:
“Ja ku jam. Frikacak, eja nëse mundesh. Jam këtu në Miraflores, dil përballë meje frikacak.”
Shtetet e Bashkuara e akuzojnë presidentin venezuelian si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë dhe si bashkëpunëtor të karteleve që kanë përmbytur tregun amerikan me kokainë të pasuruar me fentanyl.
Në një deklaratë zyrtare, qeveria amerikane theksoi se, “nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Maduro nuk do t’i shpëtojë drejtësisë dhe do të mbahet përgjegjës për krimet e tij.”
Nicolás Maduro u padit në vitin 2020 në Gjykatën Federale të Manhattanit, gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, me akuza për narkoterrorizëm dhe komplot për trafik ndërkombëtar droge, së bashku me disa nga aleatët e tij më të afërt.
Fillimisht, Uashingtoni kishte vendosur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për arrestimin e tij, shifër që më vonë u rrit në 25 milionë gjatë administratës Biden – po aq sa u ofrua për kapjen e Osama bin Laden. Me vendimin e fundit të administratës Trump, shuma arrin në 50 milionë dollarë.
Në të njëjtën kohë, Departamenti amerikan i Drejtësisë ka konfiskuar mbi 700 milionë dollarë në asete të lidhura me Maduro-n, përfshirë dy avionë privatë dhe rreth 7 ton kokainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme