Meta nga Sllovenia: Mbështesim dialogun me Serbinë, BE të liberalizojë vizat me Kosovën

18 Maj 2021 | 09:55

Presidenti Ilir Meta bëri thirrje të martën që Bashkimi Evropian të liberalizojë “pa vonesa të mëtejshme” vizat me Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, të cilin e shoqëroi me një video të shkurtër nga vizita në Slloveni për përvjetorin e Procesit të Brdo-Brijonit, Meta tha se liberalizimi i vizave me Kosovën është “një e drejtë ende e mohuar” dhe se sigurimi i kësaj lirie lëvizjeje do të ishte “mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës”.

Meta vijoi në postimin e tij duke shprehur hapur qëndrimin se shteti Shqiptar do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare.

“Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët evropiane,” – u shpreh Meta.

Presidenti ndodhet në Slloveni prej së hënës. Ai pritet në Tiranë të japë sqarimet e tij përballë Komisionit Parlamentar të ngritur për hetimin e veprimtarisë së tij gjatë fushatës zgjedhore. Megjithatë ditën e djeshme nga kryetari i këtij komisioni, deputeti Alket Hyseni u bë me dije se nga Meta nuk ka pasur një shkresë apo përgjigje zyrtare për konfirmimin e ballafaqimit.

Komisioni u ngrit dy javë më parë dhe pas ngritjes së tij, përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Presidenti u shpreh se nuk e njihte vendimin e Kuvendit, të cilin ai e konsideron “kukull” dhe “në shkelje të Kushtetutës“ pasi është “njëpartiak”.

Procesi i Brdo-Brijunit është një takim shumëpalësh i vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbajtur fillimisht në vitet 2010-2011 nga kryeministrat e asaj kohe të Sllovenisë dhe Kroacisë – dy vende anëtare të Bashkimit Evropian – Borut Pahor dhe Jadranka Kosor, e vijuar më pas nga pasardhësit e tyre duke përfshirë krerët e shteteve të tjera të rajonit: Bosnje e Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në vitin 2014 Kancelarja Angela Merkel e përfshiu këtë seri takimesh shumëpalëshe në të ashtuquajturin “Proces të Berlinit”, i cili synonte theksimin e bashkëpunimit në rajon dhe lehtësimin e integrimit drejt BE-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026