Trump përfshihet në bisedimet për Ukrainën, pritet takim me Putinin në Alaska

12 Gusht 2025 | 16:19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do t’i bashkohet një konference virtuale me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe përfaqësues të vendeve evropiane, më 13 gusht, pas përfundimit të raundit të parë të bisedimeve që do të zhvillohen mes liderëve të BE-së dhe Ukrainës.

Burime të NBC News bëjnë me dije se në këtë komunikim do të marrë pjesë edhe Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance.

Bisedimet me Uashingtonin konsiderohen kyçe në kontekstin e negociatave që po zhvillohen për një zgjidhje afatgjatë të luftës në Ukrainë.

Pas telefonatës me Trump, Zelenskyy do të vijojë diskutimet me një grup më të gjerë partnerësh ndërkombëtarë, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Kanadanë. Sipas të njëjtave burime, Presidenti Trump dhe Zëvendëspresidenti Vance nuk do të jenë të pranishëm në këtë pjesë të dytë të diskutimeve, e cila do të fokusohet në koordinimin e mbështetjes për Kievin.

Kjo telefonatë shihet si një hap përgatitor për një tjetër ngjarje madhore diplomatike,  takimin mes Presidentit Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, i planifikuar të mbahet më 15 gusht në Alaska.

Presidenti Trump konfirmoi më 8 gusht se priste të takohej me Putinin, ndërsa më pas, Kremlini, përmes këshilltarit Yuri Ushakov, bëri të ditur se takimi është konfirmuar dhe do të fokusohet në “një propozim për zgjidhje paqësore afatgjatë të krizës në Ukrainë”.

Ndërkohë, udhëheqësit evropianë kanë theksuar se asnjë zgjidhje nuk mund të vijë pa përfshirjen aktive të Ukrainës dhe kanë paralajmëruar kundër çdo marrëveshjeje që do të cenonte integritetin territorial të saj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026