Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, vdes drejtuesi i njërit prej tyre

13 Gusht 2025 | 11:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Konispol, ku nga përplasja e dy motorëve ka ndërruar jetën në vendngjarje 70-vjeçari Urim Çaze ndërkohë që drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi K.A., ka mbetur i plagosur.

Njoftimi i Policisë

“Sot, rreth orës 10:40, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, shtetasi K.A., rreth 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një tjetër motomjet, me drejtues shtetasin U.Ç., 74 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi U.Ç. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi tjetër, K.A., ka marrë dëmtime dhe po transportohet për në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026