Niset drejt orbitës sateliti i ri për monitorimin e klimës dhe parashikimin e motit

13 Gusht 2025 | 12:45

Raketa e re evropiane Ariane 6 realizoi me sukses lançimin e saj për herë të tretë të martën në mbrëmje, duke vendosur në orbitë një satelit për parashikimin e motit dhe monitorimin e klimës.

Ky lançim konsiderohet një hap i rëndësishëm për sigurimin e aksesit të pavarur të Evropës në hapësirë, duke reduktuar varësinë nga kompanitë private si SpaceX e Elon Musk.

“Suksesi i këtij lançimi të dytë komercial konfirmon performancën, besueshmërinë dhe precizitetin e Ariane 6,” tha Martin Sion, CEO i ArianeGroup, operatori i raketës.

Ai shtoi se “lëshuesi i ri evropian i raketave të rënda plotëson nevojat e Evropës, duke siguruar akses sovran në hapësirë.”

Raketa Ariane 6 ka qenë në zhvillim për afro një dekadë nën drejtimin e Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) dhe përfaqëson përpjekjen për të siguruar autonomi në fushën hapësinore.

Sateliti i lëshuar është ndërtuar nga Airbus Defence and Space dhe do të operohet nga Organizata Evropiane për Shfrytëzimin e Satelitëve Meteorologjikë (EUMETSAT). Të dhënat që do të sigurojë sateliti do të ndihmojnë në parashikimin më të saktë të motit dhe në përballimin e “krizës” klimatike.

“Moti ekstrem i ka kushtuar Evropës qindra miliarda euro dhe dhjetëra mijëra jetë gjatë 40 viteve të fundit,” deklaroi Phil Evans, Drejtor i Përgjithshëm i EUMETSAT. “Ky lançim është një hap i madh përpara në mbështetjen e shërbimeve kombëtare të motit për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur pronën,” shtoi ai.

Lëshimi i raketës u bë në Portin Kozmik të Evropës në Guianan Franceze ndërsa sipas kompanisë Arianespace, ndarja e anijes kozmike nga raketa ndodhi pas 1 ore e 4 minutash fluturim.

Ariane 6 u lançua për herë të parë në korrik 2024 dhe shënoi fluturimin e tij të parë komercial në mars 2025.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026