Franca çudit me trendin e ri, nëse një i panjohur vjen në dasmë, duhet të paguajë

13 Gusht 2025 | 17:47

Në Francë po shfaqet një trend i pazakontë: çifte të reja kanë nisur të shesin ftesa për dasmat e tyre te persona të panjohur, në përpjekje për të mbuluar një pjesë të kostove të ceremonisë.

Ky koncept inovativ është nxitur nga platforma Invitin, një startup me qendër në Paris, themeluar nga Katia Lekarski. Frymëzimi për këtë ide i erdhi Lekarskit pas një pyetjeje naive nga vajza e saj pesëvjeçare, e cila kërkonte të dinte pse nuk merrnin pjesë në dasma. Kjo platformë u jep mundësinë çifteve të përcaktojnë vetë çmimin për pjesëmarrjen dhe të zgjedhin se cilët aplikantë të pranojnë në festën e tyre.

Sipas raportimeve të The Guardian, ky model po ndryshon perceptimin tradicional për dasmat, duke i kthyer ato në përvoja të hapura për publikun që kërkon të përjetojë një ngjarje të veçantë edhe pa një lidhje të drejtpërdrejtë me çiftin.

Të gjithë të ftuarit janë të detyruar të respektojnë disa rregulla bazë, përfshirë veshjen elegante, sjelljen e kulturuar dhe ndalimin e publikimit të fotove pa lejen e organizatorëve. Deri më tani janë realizuar vetëm gjashtë dasma përmes Invitin, kryesisht nga çifte të moshës 25-35 vjeç, por ideja po fiton interes edhe jashtë Francës, në vende të tjera evropiane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026