Nishani: PD nuk e zgjidh situatën me analizë, duhet transformim
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani u shpreh në Euronews Albania se kjo parti ndodhet në një krizë shumë më të madhe sesa çështja e formalizmit të një gare (për kryetar partie), e cila sipas tij duket që nuk do të jetë garë.
Z.Nishani nënvizoi se Partia Demokratike duhet të bëjë një analizë në terren aty ku u zhvillua beteja.
“PD nuk e zgjidh situatën e ardhur dhe që u demonstrua me rezultatin e 25 prillit vetëm me analizë. PD duhet të hyjë në një rrugë të lartë transformimi”, theksoi ai.
“Zgjedhja e kryetarit duhet të vijë pas disa reflektimesh”, shtoi ai më tej.
Ndërkohë, z.Nishani e cilësoi garën për kryetar të PD-së si një farsë kalimare.
“Është projektuar një farsë kalimtare, e cila jo vetëm që nuk e fut PD procesin e zgjidhjes së krizës shumë të rëndë që ka përfshirë këtë parti, por bën të kundërtën”, u shpreh ai.
Ai theksoi se kryetari aktual, Lulzim Basha pëcakton se kush do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve.
“Kriteret janë formale. Fakti thelbësor është që kryetari i partisë përcakton se cilat janë kriteret, përcakton se kush është komisioni që do të gjykojë këto kritere, përcakton se kush është komisioni që do të vlerësojë kandidatët, përcakton datën, përcakton afatin e fushatës, kryetari përcakton se kush do të jetë fituesi”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Gara për kreun e PD-së, Komisioni Zgjedhor publikon kriteret për konkurrim
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur