Raporti i GALLUP: Konsumimi alkoolit në SHBA bie në nivelin më të ulët historik
Amerikanët po konsumojnë gjithmonë e më pak alkool, ndërsa ndëgjegjësimi i tyre për pasojat negative në shendet po rritet ndjeshëm.
Sondazhi me i fundit i Gallup mbi zakonet e konsumimit të alkoolit ka treguar se 54% e amerikanëve konsumojnë alkool. Kjo shifër bie nën nivelin më të ulët të mëparshëm prej 55% që daton në vitin 1958, gjatë gati nëntë dekadave të matjes së sjelljes nga Gallup.
Për herë të parë shumica e amerikanëve e shohin edhe konsumimin e moderuar si të dëmshëm. Sipas Gallup, një shumicë prej 53% e amerikanëve thonë se pirja e moderuar është e dëmshme për shëndetin , nga 45% që ishte në 2023.
Konsumi mesatar ka rënë në 2.8 pije në javë, niveli më i ulët në gati 30 vjet, ndërsa më pak njerëz raportojnë konsum të rregullt. Ekspertët theksojnë se rënia nuk lidhet me kalimin te substanca të tjera, si marihuana, por me vetëdijësimin në rritje për lidhjen mes alkoolit dhe sëmundjeve serioze si kanceri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksidentet në rritje gjatë verës, mjeku: Shkak, alkooli dhe përdorimi i motorave
- Shërbimi i toksikologjisë, të rinjtë kërkojnë ndihmë për të lënë alkoolin dhe drogën
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid