Shërbimi i toksikologjisë, të rinjtë kërkojnë ndihmë për të lënë alkoolin dhe drogën

18 Qershor 2025 | 18:44

Konsumi i lëndëve narkotike dhe alkoolit nga të rinjtë ka një trend në rritje vitet e fundit. Por njëkohësisht në rritje është edhe kërkesa për tu shkëputur prej varësisë. Mjekja toksikologe Matilda Kambo gjatë një interviste për Euronews Albania thonë se aktualisht të gjithë shtretërit janë të zënë me pacientë që po trajtohen për varësitë.

“Janë pacientë të varur nga alkooli ose substancat të cilët kërkojnë, vijnë me dëshirë për të kërkuar ndihmë dhe për tu rehabilituar ndaj varësisë. 25-30% janë ato që ja dalin kësaj lufte, pjesa tjetër bëjnë relaps, ne urojmë që realpset e tyre të jenë sa më të gjata”,- Matilda Kombo Mjeke Toksikologe, QSUNT

Edhe pse të rinjtë janë ato që mbizotërojnë në shërbimin e toksikologjisë gjenden të gjitha moshat madje edhe femra.

Grupmosha më e lartë deri në 35-40, këto varjojnë, kemi dhe mosha të mëdha ka varësi alkooli 50-60 vjec, sic ka meshkuj ka dhe femra”- Matilda Kombo Mjeke Toksikologe, QSUNT.

E kur flasim për varësit mjekja tregon se historitë e pacientëve me lëndët narkotike apo alkoolin janë të ndryshme.

Ato që konsumojnë kanë që në adoleshencë që kanë nisur, ndoshta dhe 20 vjeç, nuk ka një moshë të caktuara kur ka nisur, ndërsa varësia ndaj substancave po, fillon herët, fillon si eksperiment nis në këto festat e vogla dhe pastaj bëhet varësi”, Matilda Kombo Mjeke Toksikologe, QSUNT.

Konsumimi i alkoolit dhe substancave narkotike njeh rritje gjatë stinës së verës për pasojë dhe urgjencat janë në rritje, ku mbizotërojnë moshat e reja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026