Po krijohen breza mbrojtës, situata nga zjarri pranë Parkut Natyror të Gërmenjës

15 Gusht 2025 | 09:53

Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës paraqitet disi më e qetë këtë të premte, megjithatë ende ka vatra aktive (pika të kuqe).

Ato janë më të pakta në territorin tonë dhe më të shumta në territorin fqinj.

Në terren janë angazhuar rreth 40 forca nga MZSH, AdZM, Policia, punonjës të shërbimit të bashkisë si dhe vullnetarë.

Terreni është i vështirë, pasi kërkon rreth 3 orë ecje për të mbërritur në sipërfaqen e prekur, ndërkohë që nevojitet shumë kujdes për shkak të pranisë së municioneve në zonë.

Prej tre ditësh po punohet për hapjen e rrugës dhe krijimin e brezave mbrojtës kundër zjarrit, me qëllim që situata të mbahet nën monitorim dhe të pengohet, sa është e mundur, depërtimi i flakëve brenda kurorës së zonës së mbrojtur.

Pala shqiptare është gjithashtu në komunikim me palën greke për të koordinuar veprimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026