Një humbje jete në Kosovë, bie numri i të infektuarve me COVID-19
Kosova në orët e fundit ka shtuar numrin e testimeve të dyshuara për COVID-19, por kjo nuk është reflektuar në shtimin e numrit të të infektuarve.
Instituti i Shëndetit Publik thotë se një qytetar ka humbur jetën, ndërsa janë zbuluar 64 raste pozitive nga 4297 testime të kryera.
Nga fillimi i epidemisë në Kosovë kanë ndërruar jetë 2227 persona, kurse ajo që shihet me shqetësim lidhet me numrin e rasteve aktive.
“Numri total i rasteve pozitive është 107.003 raste nga 575.614 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.227 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 409 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.233 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.543”, thekson IKSHPK-ja.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 12 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 5 raste, Deçan 3 raste, Gjakovë 3 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Fushë-Kosovë, Gjilan, Kamenicë, Pejë, Shtime dhe Suharekë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë më parë prezantoi planin qeverisës për katër vitet e ardhshme, ndërsa mes sektorëve prioritarë renditi shëndetësinë dhe menaxhimin e pasojave sociale dhe ekonomike, që janë shkaktuar nga COVID-19.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona