Trump jep sinjale për marrëveshje me Rusinë: Media do më sulmojë gjithsesi

17 Gusht 2025 | 16:54

Ndërsa udhëheqësit evropianë po zhvillojnë takime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes platformës së tij “Truth Social”, duke deklaruar se është bërë “progres i madh me Rusinë”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“QËNDRONI NË LINJË! President DJT”, shkruan Trump në një postim të shkurtër, duke lënë të kuptohet se zhvillimet janë ende në proces.

Në një tjetër mesazh, ai ironizoi kritikat ndaj tij, duke akuzuar mediat për shtrembërim të fakteve:

“Nëse do ta bindja Rusinë të hiqte dorë nga Moska si pjesë e marrëveshjes, lajmet e rreme dhe partnerët e tyre – Demokratët e majtë radikalë – do të thoshin se bëra një gabim të tmerrshëm.”

Trump e cilësoi gjithashtu takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë si “të shkëlqyer”, duke shtuar se lufta, të cilën ai e quan “lufta idiote e Bidenit”, nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.

Ndërkohë, pavarësisht bisedimeve diplomatike, situata në terren mbetet e tensionuar.

Të paktën pesë civilë ukrainas humbën jetën nga bombardimet ruse gjatë ditës së sotme, ndërsa forcat ukrainase kundërpërgjigjën me sulme në rajonin e Sumyt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026