Automjeti përfshihet nga flakët në Korçë, dyshohet defekt elektrik
19 Gusht 2025 |
11:16
Një mjet “Nissan” është përfshirë nga flakët në unazën veriore të qytetit të Korçës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i shërbimit zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve në automjet.
Sipas burimeve të siguruara, mjeti ka qenë në lëvizje kur është përfshirë nga flakët në pjesën e motorit. Për punonjësit e shërbimit zjarrfikës, zjarri mendohet të ketë ardhur për shkak të një shkëndije elektrike.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij zjarri, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë pa pësuar lëndime.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
- 21:00 Paraqitje pozitive ndaj Izraelit, Sherri: Nder dhe krenari të vesh atë fanellë, nuk do e harroj kurrë!
- 21:00 Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet
- 20:54 Andoni Iraola emërohet trajneri i ri i Liverpoolit
- 20:44 Parandalohet sulmi me bombë në një aeroport në Kaliforni, arrestohet 49-vjeçari
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë