SHBA-ja sanksionon gjyqtarë e prokurorë të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

20 Gusht 2025 | 19:25

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, vendosi të mërkurën sanksione ndaj dy gjyqtarëve dhe dy prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).

Uashingtoni e ka shtuar trysninë ndaj këtij tribunali për krime të luftës, për shkak të përpjekjeve të tij për t’i ndjekur penalisht liderët izraelitë dhe në lidhje me një vendim të mëparshëm për të hetuar zyrtarë amerikanë.

Në një komunikatë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e quajti GJNP-në “kërcënim për sigurinë kombëtare që ka shërbyer si një instrument i luftës ligjore kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”.

Departamenti i Shtetit njoftoi se dy gjyqtarët dhe dy prokurorët e sanksionuar të mërkurën kanë qenë vendimtarë në përpjekjet për të ndjekur penalisht amerikanë dhe izraelitë.

Si rezultat i sanksioneve, çdo pasuri që ata mund të kenë në juridiksionet amerikane do të ngrihet.

Sanksionet janë vetëm hapi më i fundit në një seri veprimesh që administrata Trump ka ndërmarrë kundër gjykatës me seli në Hagë, tribunali i parë ndërkombëtar për krime lufte në botë.

SHBA-ja tashmë ka vendosur sanksione ndaj ish-kryeprokurorit të GJNP-së, Karim Khan, i cili u tërhoq në maj në pritje të një hetimi mbi dyshimet sjellje të pahijshme seksuale, si dhe ndaj katër gjyqtarëve të tjerë të tribunalit.

Rubio tha se gjyqtarët e sanksionuar janë Kimberly Proust nga Kanadaja dhe Nicolas Guillou nga Franca, si dhe prokurorëve Nazhat Shameem Khan nga Fixhi dhe Mame Mandiaye Niang nga Senegali.

“Këta individë janë persona të huaj që janë angazhuar drejtpërdrejt në përpjekjet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht shtetas të Shteteve të Bashkuara ose të Izraelit, pa pëlqimin e asnjërës prej këtyre kombeve”, tha Rubio.

Ai shtoi se administrata do të vazhdojë “të ndërmarrë çdo veprim që e konsiderojmë të nevojshëm për të mbrojtur trupat tanë, sovranitetin tonë dhe aleatët tanë nga veprimet e paligjshme dhe të pabaza të GJNP-së”.

Në një deklaratë të veçantë, Departamenti i Shtetit tha se Prost u sanksionua për vendimin e tij për të autorizuar një hetim të GJNP-së mbi personelin amerikan në Afganistan, i cili më vonë u hoq.

Guillou u sanksionua për vendimin që autorizoi lëshimin e fletarrestimeve të GJNP-së ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, lidhur me luftën e Izraelit në Gazë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026