Zgjerimi i vendbanimeve në Bregun Perëndimor, Britania thërret ambasadorin izraelit

21 Gusht 2025 | 18:29

Zyra e Punëve të Jashtme dhe e Komonuelthit e Britanisë thirri këtë të enjte Tzipi Hotovely për të diskutuar planet për të krijuar një vendbanim në E1, midis Jerusalemit dhe Ma’aleh Adumim.

Britania, së bashku me vendet e tjera evropiane, e ka kritikuar planin si një shkelje “flagrante” të së drejtës ndërkombëtare që do të minonte idenë e një zgjidhjeje me dy shtete.

Për më tepër, Ministria e Jashtme e Francës tha në një deklaratë të enjten se miratimi nga një komision planifikimi izraelit i një projekti për ndërtimin e vendbanimeve në zonën E1 në lindje të Jerusalemit është i papranueshëm dhe përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Ditën e djeshme të 20 gushtit, Izraeli tha se projekti E1, i cili do ta ndante Bregun Perëndimor të pushtuar dhe do ta shkëpuste atë nga Jerusalemi lindor, kishte marrë miratimin përfundimtar nga një komision planifikimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, miratoi planin e ri të vendbanimeve E1 pranë Ma’aleh Adumim, i cili do të ndante Jerusalemin lindor nga Bregu Perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026