Vrau fqinjin në Divjakë për kanalin vaditës, del para gjykatës autori

22 Gusht 2025 | 14:02

Këtë të premte në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, 25- vjeçari Xhesion Toromëni, autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 Gushtit në ambientet e jashtme të një lokali në Kryekuq të Divjakës ku  pas dy goditjeve me thikë mbeti i plagosur rëndë 32- vjecari Besmir Kumria i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij dhe pavarësisht përpjekjeve të dëshmitarëve okularë për ta shpëtuar nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Menjëherë pas krimit   autori u largua gjakftohtë  në errësirën e natës , por u  kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Xhesion Toromëni e ka vrarë 32 – vjeçarin pasi familjet e tyre kanë patur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditês në fshat megjithatë motivet ende mbeten të paqarta.

Besmir Kumria punonte në zonën e Himarës gjatë muajvevtë verës së bashku me vëllain e tij ndërsa autori për 7 vite nuk kishte shkelur në Kryekuq.

Në fakt motivet mbeten ende të paqarta ndërsa sot autori do të dalë para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja Aurora Tushe. Mbi 25 vjeçarin rëndojnë veprat e rënda penale “ Vrasja me paramendim” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026