Zelensky mesazh Rusisë në ditën e flamurit: Nuk do dorzojmë asnjë territor

23 Gusht 2025 | 15:12

Volodymyr Zelensky presidenti i Ukrainës ka folur në ceremoninë për festën kombëtare të flamurit në Ukrainë kur hodhi poshtë mundësinë e prekjes së territoreve apo ndryshimit të kufinjve me Rusinë në kuadër të një marrëveshje paqeje.

Ky flamur është qëllimi dhe ëndrra për shumë nga njerëzit tanë në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës. Dhe ata e ruajnë këtë flamur, e mbajnë të sigurt, sepse e dinë. Ne nuk do t’ia dorëzojmë tokën tonë pushtuesit“, tha Zelensky.

Parakushti Zelenskyt iu vendos që përpara se të mbërrinte në Uashington të hënën e kaluar, ku u takua me Donald Trump dhe liderët evropianë të BE dhe Britanisë. Trump i parapriu takimit duke thënë se Krimea dhe anëtarësimi në NATO i Ukrainës duhet të harrohen, ndërsa në zyrën ovale terhoqi vëmendjen një hartë me territoret e pushtuara të Ukrainës.

BE këmbëngul në kundërshtimin e kësaj kërkese ndaj Ukrainës. Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas tha një ditë më herët se lënia e territoreve të pushtuara Moskës do të krijonte një precedent të rrezikshëm, pasi agresioni do të shpërblehej me territore në një përpjekje paqeje.

Ndërkohë SHBA me presidentin Trump që është tërhequr nga organizimi i një takimi dypalësh Putin-Zelensky do të presë edhe rreth 2 javë që ai të ndodhë.

Trump tha se do të shohë mundësinë sanksioneve apo masave të tjera ndaj rusisë nëse takimi nuk do të ndodhë, ndërsa Putin siguroi se Moska po bën gjithçka për paqen edhe pse ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në mediat amerikane tha se një axhendë për samitin Rusi-Ukrainë me liderët nuk është diskutuar fare teksa hodhi akuza ndaj Kievit, i cili sipas tij ka refuzuar çdo propozim të presidentit amerikan Trump.

Në kuadër të festës së flamurit, Kievin e viziton këtë të shtunë, Keith Kellog, i dërguari special i Donald trump, por nuk dihet nëse organizimi i takimit Zelensky-Putin do të jetë pjesë e diskutimeve mes tij dhe presidentit ukrainas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026