Borrell darkon me 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, Brnabic asnjë komunikim me Kurtin
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell mirëpriti në një darke informale gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Të pranishëm në këtë darkë ishin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç dhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës
Në këtë takim u diskutua mbi të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat përballet. I pranishëm në darke ishte dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Várhelyi.
Sipas njoftimit të Komisionit Europian në këtë takim pati një reflektim strategjik mbi mënyrat për të përshpejtuar reformat dhe përmbushur pritjet e qytetarëve për integrimin në BE.
Udhëheqësit konfirmuan angazhimin e tyre të fortë për bashkëpunimin rajonal dhe ranë dakord të vazhdojnë të adresojnë sfidat globale, të tilla si pandemia Covid-19.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi me herët takime bileterale me përfaqësuesin e lartë të BE për politike të Jashtme dhe Sigurinë, Borell, me komisionerin për Zgjerim dhe me te dërguarin e BE-së për bisedimet Prishtinë –Beograd.
Zoti Borrell tha se takimi joformal ishte në funksion të diskutimeve rreth sfidave më të cilat përballet rajoni, që sipas tij “ka rëndësi strategjike për gjithë Bashkimin Evropian”.
Ndër sfidat më të mprehta është ajo e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi.
Ndërkohë që bisedimet mund vazhdojnë nga mesi i muajit qershor kur pritet të mbahet takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Do të jetë takim për të diskutuar se si do të vazhdohet me dialogun, me çfarë agjende. Kemi nevoje të dakordohemi për procesin përpara, nuk mund të vazhdojmë si në vitet e kaluara dhe me qeveritë e kaluara, duam dialog me parime dhe të përgatitur mirë”, tha kryeministri Kurti duke nënvizuar se thelbi është ajo që e ka thënë presidenti i ri amerikan Joe Biden dhe udhëheqës të tjerë botërorë se zgjidhja e ka emrin në formën e togëfjalëshit, “njohje e ndërsjellë”.
Kryeministri Kurti tha se gjatë diskutimeve dhe takimit me zotin Borrell ka vënë theksin tek çështja e liberalizimit te vizave për Kosovën, e cila është vendi i vetëm në rajonin e Evropës Juglindore që nuk është përfshitë në regjimin e udhëtimit pa viza.
Kryeministrja e Serbisë, Brnabic tha se nuk ka shkëmbyer asnjë fjali të vetme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, por që të dy kanë marrë pjesë së bashku në darkë.
E pyetur nëse është folur për “non-papers” gjatë darkës, Brnabic ka pohuar se është folur për këtë çështje, por jo në detaje.
Ajo tha se kjo çështje u përmend vetëm si një gjë që mund të lëkundë stabilitetin rajonal të fituar me vështirësi.
Lexoni gjithashtu:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme