Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan, shkak dyshohet një bombol gazi

24 Gusht 2025 | 17:58

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët dhe tregtarët e zonës.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, në një zonë me qarkullim të lartë qytetarësh dhe shumë banesa përreth, vetëm 150 metra larg godinës së bashkisë.

Për të shuar flakët, kanë ndërhyrë 10 zjarrfikës dhe 3 automjete të shërbimit, të cilët kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll zjarrin. Pas ndërhyrjes, hetimet paraprake kanë treguar se shkak i zjarrit ka qenë një bombol gazi, e cila ndodhej brenda objektit.

Godina e përfshirë nga flakët është përdorur prej kohësh si magazinë nga tregtarët ambulantë, të cilët duket se ishin të pranishëm në momentin e shpërthimit të zjarrit. Fatmirësisht, nuk janë raportuar viktima apo të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026