IKMT vijon prishjet pranë Portit të Vlorës, banorët kundërshtojnë dëmshpërblimet

25 Gusht 2025 | 13:23

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar këtë të hënë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në lagjen pranë Portit të Vlorës, në kuadër të projektit për ndërtimin e rrugës lidhëse të Transballkanikes me portin.

Në fazën e parë parashikohet të shemben mbi 17 objekte, ndërsa disa të tjera priten të prishen në fazën e dytë të punimeve.

Projekti synon të përmirësojë qarkullimin dhe lidhjen direkte të qytetit me portin bregdetar.

Megjithatë, aksioni është shoqëruar me kundërshtime nga banorët, të cilët nuk janë dakord me vlerat e dëmshpërblimit, duke argumentuar se shumat e ofruara nuk reflektojnë çmimet reale të tregut.

Banorët e prekur nga projekti deklarojnë se janë pronarë të ligjshëm dhe se duan të dëmshpërblehen me vlerën reale të tregut në atë zonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026