“Nëse ka shumë vonesa për dozën e dytë, të konsiderohet miksimi i tyre”, mjeku Alimehmeti komenton situatën e COVID
Mjeku, Ilir Alimehmeti tha për Euronews Albania se vjeshta dhe dimri që vjen do të përcaktojnë më konkretisht nëse shifrat në rënie të infektimeve dhe shtrimeve në spitale janë tregues i “fundit të pandemisë”.
Teksa gazetarja Mulaj solli në vëmendje mungesën e dozës së dytë të vaksinës që pritet të mbërrijë, epidemiologu tha se nëse vonesa është disa ditore nuk krijohen probleme, por nëse vonesa bëhet e rëndësishme atëherë mund të merret në konsideratë miksimi i llojeve të vaksinave.
“Megjithatë, situata është e qetë. Një numër i madh njerëzish e kanë kaluar sëmundjen në mënyrë natyrore, një tjetër numër i rëndësishëm është vaksinuar dhe po vaksinohet, duke shpresuar që ky ritëm të jetë akoma dhe më i shpejtë dhe si rrjedhojë vjeshta do të na gjejë në situatë më të qetë. Nuk do të ketë zhdukje totale sepse ju e dini tani që ky nuk është një virus që ka për t’u zhdukur por s’do ketë, me shumë mundësi, këto valët e frikshme që pati në periudhën e vjeshtë-dimrit të kaluar,” – u shpreh Alimehmeti.
Mjeku tha se fushata elektorale nuk pati ndikim në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 sepse u favorizua nga situata në rënie e epidemiologjisë dhe kushtet meteorologjike, duke qenë se grumbullimet u bënë në ambiente të hapura.
I vetmi ndikim që pati fushata, siç sqaroi dhe Alimehmeti, ishte krijimi i infektimeve në zona të pastra, ku nuk kishte fare të prekur.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vaksinimi anti-COVID, virologu gjerman: Të gjithë mund të kenë nevojë për një dozë të tretë vitin e ardhshëm
- Rastet e reja me COVID-19 arrijnë nivelin më të ulët që prej fillimit të pandemisë
- Rastet e reja me COVID-19, Tirana del nga “zona e kuqe”
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave