Zgjidhet ngërçi politik, kush është kryeparlamentari i ri i Kosovës

26 Gusht 2025 | 11:56

Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke i dhënë fund ngërçit shtatëmujor për moskonstituimin e Parlamentit. Në seancën e 55-të të Kuvendit, Basha mori 73 vota pro, duke përfituar edhe nga mbështetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa Vetëvendosja dha 57 vota.

Zgjedhja e Bashës hap rrugën për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Sipas biografisë së publikuar në uebfaqen e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në Ferizaj. Ai ka përfunduar studimet e larta në “John Jay College of Criminal Justice” në New York në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare”, si dhe masterin në Marrëdhënie Ndërkombëtare me fokus në “Konflikt dhe Siguri” në “The Neë School University” po në New York.

Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit për dy mandate dhe tani për herë të tretë. Ai ka qenë pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme, Komisionit për Legjislacion, Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionit për Stabilizim-Asociim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026