Rikthim pozitiv i Brojës, Asani nis rrugëtimin me Esteghlal

27 Gusht 2025 | 12:30

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja është rikthyer në fushë në Angli, ndërsa që prej prillit nuk kishte luajtur asnjë paraqitje, e fundit ishte ajo me Evertonin përballë Man Cityt. 23-vjeçari dhuroi një paraqitje pozitive, duke konfirmuar potencialin e tij, por dhe formën që dalëngadalë po i rikthehet e jep kështu garanci edhe për sezonin e saponisur në ishull. Ndaj Derbyt në kupë, Broja e nisi titullar, luajti për 63 minuta, ndërsa Flashscore e vlerësoi me notën 7.0.

Në minutën e 4’, Armando Broja dha një pasim për shokun e tij të skuadrës, Ramsey, me këtë të fundit që gjeti rrugën e rrjetës, për të kaluar përpara Burnleyn, që në fund triumfoi 2-1.

Në të njëjtën ditë debutoi dhe një tjetër lojtar kuqezi me ekipin e tij, ai është Jasir Asani që nisi zyrtarisht aventurën me Esteghlal. Mëngjarashi nuk mundi të lërë gjurmë, kjo dhe për faktin se u aktivizua si zëvendësues, ndërsa në fund skuadra e tij barazoi në shifrat 3-3. Kampionati Iranian i futbollit ka vetëm 2 ditë që ka nisur, ku Esteghlal numëron 1 fitore dhe 1 barazim. Kjo është skuadra e 8 në karrierën e Asanit, ku kujtojmë që suksesin më të madh e kishte te Gëangju në Korenë e Jugut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026