SHBA gati të ndihmojnë Ukrainën, FT: Garanci tokësore dhe ajrore
Shtetet e Bashkuara janë shprehur të gatshme të ofrojnë burime inteligjence dhe mbikëqyrjeje ushtarake në fushën e betejës, në kuadër të planit për sigurinë e Ukrainës së pasluftës.
Lajmin e bën të ditur britanikja “Financial Times”, sipas të cilës administrata amerikane është gjithashtu gati të bëhet pjesë e një mburoje ajrore të udhëhequr nga Evropa, përmes një zone ndalim-fluturimi.
Plani i kryeqyteteve perëndimore përfshin një zonë të demilitarizuar dhe ndoshta një patrullë forcash paqeruajtëse nga një vend i tretë, i pranuar nga Kievi dhe Moska.
Prapa kësaj, një kufi më i fortë i mbrojtur nga trupat ukrainase të armatosura dhe të stërvitura nga NATO, e pasuar nga një vijë e tretë, e përbërë nga forcat mbrojtëse evropiane.
Sipas gazetës britanike, që citon funksionarë evropianë dhe ukrainas, plani i është përcjellë Brukselit nga zyrtarë të lartë amerikanë.
Më herët, i ashtuquajturi Koalicioni i Vullnetarëve, i drejtuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, ka premtuar se do të mbrojë Ukrainën e pasluftës nga agresione të tjera ruse.
Por funksionarët evropianë kanë pranuar privatisht se çdo angazhim i trupave duhet të bëhet vetëm me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, të cilat do të asistojnë trupat evropiane.
Uashingtoni e furnizon prej kohësh Kievin me raketa mbrojtëse “Patriot”, por mbështetja në përfundim të konfliktit përfshin avionë amerikanë, logjistikë, radarë tokësorë dhe zonën e ndalim-fluturimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Raporti i UNICEF: Fëmijët në botë të rrezikuar nga ndryshimet klimatike
Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet së shpejti, një kopje i është dërguar Izraelit
Grabitje si nëpër filma në Britani, autorët shkulin me vinç bankomatin dhe arratisen (VIDEO)
- 19:36 Lionel Messi trondit Kupën e Botës 2026 me një tregolësh në debutim: emocion, lot dhe ovacione në stadium
- 19:35 Piqué: Spanja mbetet favorite për Botërorin, Messi ende më i miri sipas tij
- 19:33 Franca fiton 3-1 ndaj Senegalit, Mbappé shkëlqen; kritika për Dembélé
- 19:33 Blegtoria në zhdukje, 67-vjeçari mban gjallë fermën e fundit në Karkavec të Përrenjasit
- 19:32 Histori në Kupën e Botës: Tori Penso bëhet gjyqtarja e parë që arbitron një ndeshje në turne
- 19:26 Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skëndërbej”. Nis marshimi drejt Kryeministrisë