Mamaja denoncon zhdukjen e vajzës, arrestohet 17-vjeçari që kreu marrëdhënie me të

27 Gusht 2025 | 13:37

Një 17-vjeçar që i përket komunitetit rom në Korçë është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçare.

Ka qenë nëna 40-vjeçare e vajzës që ka kërkuar ndihmën e Policisë së Korçës, duke raportuar largimin e së bijës nga banesa.

Pas kallëzimit, uniformat blu kanë nisur hetimet dhe ditën e sotme kanë ndaluar 17-vjeçarin, me akuzën “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Burime pranë oficerëve të policisë gjyqësore bëjnë me dije se, si vajza, ashtu edhe djali, kanë pranuar se janë larguar së bashku dhe gjithashtu e kanë kryer marrëdhënien seksuale, me dëshirën e të dyja palëve.

Për shkak të moshës së vajzës, policia nuk ka marrë në konsideratë deklarimet e tyre, por ka kryer ndalimin me iniciativë të 17-vjeçarit me inicialet F. T. ndërsa Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për ngjarjen.

Ky është rasti i dytë me të njëjtën akuzë, ku Prokuroria e Korçës ka proceduar penalisht të rinj nga komuniteti rom.

Më herët, Dritson Kurti ka qëndruar pas hekurave për më shumë se nëntë muaj dhe aktualisht ndodhet në masën “detyrim paraqitjeje”.

Njoftimi i Policisë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan me iniciativë një 17-vjeçar, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin zyrtar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026