Nis shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin
Ka nisur këtë të mërkurë shpërndarja e librave falas për nxënësit e arsimit bazë dhe për kategori të veçanta në shkollat e mesme. Programi i qeverisë synon të mbështesë rreth 236 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, duke lehtësuar buxhetet familjare dhe duke garantuar barazi në arsim.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë shpërndarjes së librave në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë, bëri të ditur se janë vënë në dispozicion 9 milionë euro për këtë program, që siguron tekste falas nga klasa e parë deri në të nëntën, si dhe për nxënësit e shkollave të mesme që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike ose sociale.
Përveç shpërndarjes së librave, Manastirliu theksoi se po finalizohen punimet për rehabilitimin e disa shkollave, ndërsa në vitin e ri shkollor do të zgjerohet edhe përdorimi i programeve digjitale në laboratorët inteligjentë, përfshirë futjen e kodimit dhe mësimeve të para mbi inteligjencën artificiale në kurrikulën e klasës së katërt.
Në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor, ministrja përmendi gjithashtu vijimin e programeve të trajnimit për mbi 2200 mësues, forcimin e planit të sigurisë në shkolla dhe shtimin e aktiviteteve kulturore e shkencore për nxënësit.
Ky vit i ri shkollor, ndryshe nga vitet e tjera pritet të nisë më herët, më datë 8 shattor.
Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik
Këndi i veçantë në bulevard, fëmijët pikturojnë teksa prindërit protestojnë (VIDEO)
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik