Konflikti Izrael-Palestinë, Franca projekt-rezolutë në OKB, pak shanse për paqe

19 Maj 2021 | 12:26

Franca ka bërë një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund dhunës mes Izraelit dhe Palestinës, duke depozituar një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që bën thirrje për armëpushim.

Megjithatë, bombardimet mes palëve tregojnë se konflikti ka pak shanse që të marrë fund.

“Ne do vazhdojmë për sa kohë të jetë e nevojshme për rivendosjen e paqes për qytetarët izraelitë. Jam i sigurt se armiqtë tanë po e shohin çmimin që po paguajnë për agresionin ndaj nesh,” – u shpreh kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në Izrael ka pasur të paktën 12 viktima, mes të cilëve dy fëmijë. Palestinezët në Gaza thuhet se kanë qëlluar rreth 3.300 raketa ndaj Izraelit deri më sot.

 “Sa herë që dëgjoj një oshëtimë uroj të jetë një derë që mbyllet, ndryshe është një raketë që bie. E gjithë kjo më shkakton panik,” – tha Almog Sahar, një  banore e Gazës.

Sulmet ajrore izraelite dhe të shtënat e tankeve kanë lënë të paktën 215 të vdekur në Gaza, përfshirë gra e fëmijë. Fushata ushtarake ka shkatërruar gjithashtu rreth 7.000 ndërtesa, ndërkohë që konflikti është përhapur edhe në Bregun Perëndimor.

“Kur të shihni tokën tuaj, njerëzit tuaj dhe familjen që sulmohen dhe humbet gjithçka që ke, atëherë do mund ta kuptoni përse njerëzit zemërohen,” – tregoi Hazem Diab, banor i kampit Al Arroub.

Ndërkohë, në kalimin e Rafahut me Egjiptin, e vetmja pikë hyrjeje në Gaza që nuk kontrollohet nga Izraeli, 15 kamionë me karburant dhe 18 me ushqime kanë hyrë në territor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026