GJKKO në rikontruksion, sallat e reja të gjykimit sipas modelit amerikan

28 Gusht 2025 | 12:12

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është në proces rikonstruksioni, me qëllim modernizimin e ambienteve dhe ndërtimin e sallave të reja të gjykimit sipas modelit amerikan.

Sipas burimeve nga Euronews Albania, një pjesë e këtij investimi është financuar nga fondet e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pra nga pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale.

Punimet janë në fazën përfundimtare dhe pritet të mbyllen brenda datës 15 shtator, kur është parashikuar edhe rifillimi i proceseve gjyqësore në këtë gjykatë të posaçme. Investimi synon të rrisë sigurinë dhe efikasitetin në zhvillimin e proceseve të rëndësishme penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026