Mjete luksoze e prona, sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për trafik droge në Itali
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze dhe disa llogari bankare në emër të shtetasit Kristian Koni, i njohur edhe me identitete të tjera si O.M., K.M., Z.R., dhe K.Z. , si dhe të nënës së tij pensioniste, në kuadër të hetimeve për pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale.
Sipas Prokurorisë Tiranë, sekuestrimi është vendosur pas dyshimeve se pasuritë janë rezultat i përfitimeve nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës në Itali gjatë viteve 2007–2012, ku Kristian Koni ka qenë pjesë e një rrjeti të strukturuar kriminal.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu përdorimin e disa identiteteve dhe kryerjen e transaksioneve të pajustifikuara financiarisht, në mospërputhje me të ardhurat e deklaruara të përfituesve. Përveç vetë Kristian Konit pasuritë janë regjistruar edhe në emër të nënës së tij, F.M., dhe subjektit juridik “Kriol.AL” sh.p.k., ku Koni figuron si përfaqësues ligjor.
Pasuritë e sekuestruara përfshijnë prona në Tiranë, Bathore, Farkë dhe Marikaj, si dhe dy automjete të tipit “Range Rover” dhe “Smart” me targa karakteristike. Gjithashtu janë sekuestruar disa llogari bankare në emër të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë.
Masa e sekuestros është vendosur me qëllim parandalimin e përdorimit të pasurive për veprimtari kriminale dhe garantimin e ekzekutimit të mundshëm të vendimeve për konfiskimin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm
- 09:56 Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit
- 09:49 Protestuesit bllokojnë rrugët, ulen në tokë! Përplasen me policinë