Rama prezanton reformën e trajtimit të mbetjeve: Do krijojmë operator kombëtar

28 Gusht 2025 | 11:32

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të enjte reformën për Trajtimin e Integruar të Mbetjeve, e cila sipas tij është e domosdoshme për avancimin e proceseve integruese të vendit.

Rama theksoi në fjalën e tij se menaxhimi i mbetjeve është një nga pikat më të vështira për t’u përmbushur në procesin e negociatave për integrimin në Bashkimin Evropian, ndaj për këtë arsye ai tha se do të merren një sërë masash të reja ligjore.

“Duhet të vijojmë me një ritëm më të lartë sa i takon reformave dhe masave ligjore edhe në funksion të ambicies dhe të objektivit prioritar kombëtar për anëtarësimin në BE në fund të kësaj dekade. Por duke filluar nga mbyllja e negociatave në fund të vitit 2027 sikundër është rënë dakord në parim me Komisionin Evropian.

Dëshiroj që të gjithë pa përjashtim në të gjitha nivelet dhe në të gjithë territorin që kanë një funksion publik si të zgjedhur apo si nënpunës të këtij shteti të lidhur me të gjitha çështjet e mjedisit të vetëdijësohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe kapitulli më sfidues i anëtarësimit në BE”, tha Rama.

Rama njoftoi se pjesë e reformës është dhe projektligji për trajtimin e mbetjeve, i cili parashikon krijimin e një operatori kombëtar për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve. Sipas shefit të qeverisë bashkitë do të jenë klientë tek ky operator, i cili do të ketë shtrirje kombëtare.

“E them me keqardhje që megjithëse kemi vënë re një përmirësim të proceseve të pastrimit nuk vëmë re ndonjë vetëdijësim nga ana e qytetarëve në raport me mbajtjen pastër të ambientit.

Nuk vëmë re përmirësime as në trajtimin e mbetjeve. Në këto kushte, duke marrë parasysh dhe vështirësitë përkatëse, duke parë edhe vendet e tjera ne do të çojmë përpara një paketë të re reformash dhe masash, të cilat do t’i shpjegojë ministrja. Por dua të them që mes tyre është dhe projektligji i ri për menaxhimin e mbetjeve ku kemi parashikuar krijimin e operatorit kombëtar të trajtimit të mbetjeve, një ndërmarrje e re e cila do të jetë në dispozicion të gjithë republikës, të pushtetit vendor, të qytetarëve dhe të këtij misioni për anëtarësimin në BE, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit dhe grumbullimit të mbetjeve, që nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë. Do të jetë një proces që do të kryhet nga ky operator kombëtar dhe bashkitë do të jenë klientë siç janë klientë edhe për shërbime të tjera”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026