Zjarret, Rama kritika për gjyqtarë dhe prokurorë: Do ti vendosim para përgjegjësisë

27 Gusht 2025 | 11:30

Këtë të mërkurë u organizua një ceremoni e “Mirënjohjes Kombëtare” për forcat e përfshira në përballimin e zjarreve të verës, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Në këtë ceremoni, kryeministri shprehu mirënjohje për ushtarakë, efektivë të policisë, zjarrfikës, mjekë dhe personel të emergjencave civile, ndërsa edhe kësaj here ai u ndal me kritika ndaj gjyqtarëve e prokurorëve në lidhje me vendimet dhe hetimet për personat zjarrvënës.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se beteja me zjarret gjatë dy muajve të fundit ka qenë “një kronikë e gjatë ethesh, plagësh dhe dhimbjesh”, ndërsa theksoi se, sipas tij, disa gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë masa të lehta për personat e ndaluar për zjarrvënie.

“Teksa mijëra njerëz me uniformë derdhin pa kursim energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, duke luftuar në një betejë të sfilitshme me zjarret, disa persona, të panjohur dhe pa ndjeshmëri njerëzore, me integritet moral zero, në ajër të kondicionuar dhe të mbuluar me tirbanë të zezë të gjykatësit, përqeshin sakrificat dhe shkelin me të katër këmbët interesat e vendit, duke dhënë vendime të papranueshme, jo në mbrojtje të republikës, por në favor të zjarrvënësve”, tha Rama.

Ai bëri të ditur se i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë që t’u përcjellë organeve të qeverisjes së gjyqësorit rastet e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë marrë vendime në favor të zjarrvënësve.

“I kam kërkuar Ministrit të Drejtësisë të përcjellë organet e qeverisjes së gjyqësorit për këto raste. Nuk janë shumë, por janë mjaft për të na shqetësuar. Nuk do të lëmë asnjë gur të shtratit ligjor të kësaj republike pa e kthyer përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror dhe gjykatës që sulmon haptazi shtetin dhe interesin publik, duke mbrojtur zjarrvënës, zaptues apo gllabërues të pasurive publike të vendit”, tha ai.

Rama u shpreh se qeveria do të mbështesë pa rezerva ata prokurorë dhe gjyqtarë që i shërbejnë misionit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në vitin 2030.

“Nuk do të kursejmë mbështetjen institucionale për prokurorët dhe gjykatësit që i shërbejnë misionit kombëtar të Shqipërisë për anëtarësimin në BE, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe qëndrojnë në mbrojtje të interesit publik, – tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026