Universiteti i Tiranës/ Drejtësia dhe Ekonomia në rritje, mësuesia mbetet sfidë
Universiteti i Tiranës, vazhdon edhe këtë vit të mbajë peshën kryesore, për numrin e lartë të aplikieve nga maturnatët. Për këtë vit të ri akademik, janë mbi 11 mijë studentë të rinj.
“Këtë vit ka pasur 500 aplikime më shumë se një vit më parë, është një tregues pozitiv që maturantët po i drejtohen bankave të universitetit tonë, duke preferuar UT-në në vend që të largohen jashtë vendit.-tha Artan Hoxha, rektori i UT
Programet si drejtësia, ekonomia dhe shkencat sociale, po njohin rritje. Ndërkohë që ka ende shumë degë ku interesimi është I ulët, pavarësisht politikave të ndërmarra.
“Por kemi disa degë, si mësuesia, që nuk zgjidhen aq shumë.”-tha rektori i UT
Ndërkohë që këtë vit, në universitetin e Tiranës, do të kryen trajnimet e mësuesve të ciklit parauniversitar.
“Është hera e parë që Universiteti i Tiranës ka ndërmarrë në mënyrë të konsoliduar trajnimin e mësuesve dhe drejtuesve të shkollave parauniversitare. Kjo ndërthurje ndihmon për reforma më të integruara në arsim,” tha Artan Hoxha, rektori i UT
Nga 20 mijë e 200 aplikime në total, 12 mijë maturantë kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës, i cili këtë vit ofron 41 programe studimi. Për t’i mbështetur studentët, UT ofron çdo vit bursa prej 10 mijë lekësh në muaj për më shumë se 2600 studentë.
Ambasadori amerikan në BE: Trump ‘ende i zhgënjyer’ me NATO-n për shkak të Iranit
Mehdi Malkaj apel qytetarëve nga protesta: Të qëndrojmë në këmbë dhe të reagojmë
Rama për Politico: Nëse nuk do të ishte Kushneri askush nuk do të fliste! Kryeministri kundërshton etiketimin “Revolucioni i Flamingove”
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik