Osmani: Kuvendi dhe qeveria duhet të formohen sa më shpejt

29 Gusht 2025 | 12:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje që konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë të bëhen sa më shpejt, duke theksuar se çdo vonesë është e dëmshme për vendin dhe qytetarët.

“Çdo ditë e humbur është një ditë e humbur për Kosovën, për popullin dhe për perspektivën tonë euroatlantike. Shpresoj që të gjendet një zgjidhje në përputhje me kushtetutën, që kuvendi dhe qeveria të funksionojnë pa vonesa,” tha Osmani.

Presidentja i bëri këto deklarata pas homazheve në monumentin e personave të zhdukur, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjeve me Forcë, duke nënvizuar rëndësinë e përkushtimit institucional për të ardhmen e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026