Votimi për nënkryetarin serb mban peng konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën të enjten për të përmbyllur konstituimin e legjislaturës me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë dhe të fundit, i përfaqësues i komunitetit serb. Megjithatë, votimi dështoi sërish, duke detyruar kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, të ndërpresë seancën.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe e mbështetur nga Beogradi zyrtar, vazhdoi kandidimin e Sllavko Simiqit për nënkryetar. Pesë nga nëntë deputetët e Listës Serbe u hodhën në votim përmes shortit, por secili mori zero vota.
Shorti më pas ra te Nenad Rashiq, deputeti tjetër serb në Kuvend, i cili nuk mbështetet nga Lista Serbe dhe është kryetar i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Rashiqi mori 56 vota pro, 1 kundër, ndërsa 20 deputetë abstenuan, duke i dhënë të drejtë të dalë në votim edhe një herë.
Kryetari Basha deklaroi se seanca u ndërpre për të diskutuar me partitë parlamentare mundësinë e votimit për Rashiqin. “Gjasat më të mëdha që të zgjidhet nga komuniteti serb i ka Nenad Rashiq, prandaj e mbylla seancën dhe vazhdojmë diskutimet mes grupeve parlamentare,” tha ai.
Pas seancës, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiç, hodhi akuza për shkelje të të drejtave themelore të komunitetit serb, rendit kushtetues dhe Rregullores së punës së Kuvendit. Lista Serbe njoftoi se do të parashtrojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030