Arrest me burg për Emanuel Shkëmbin pas kanosjes me armë ndaj punonjësve
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Emanuel Shkëmbin, i cili akuzohet për kanosje me armë zjarri ndaj dy punonjësve të tij. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, kur Shkëmbi, pas një konflikti të brendshëm dhe banal, ka nxjerrë një armë tip pistoletë dhe ka kërcënuar punonjësit duke i vënë në rrezik serioz për jetën.
Seanca gjyqësore u mbajt ditën e djeshme nën drejtimin e gjyqtarit Ertil Meçaj. Prokurori i çështjes paraqiti provat dhe kërkoi që ndaj Shkëmbit të caktohej masa arrest me burg, gjë që u pranua edhe nga gjyqtari i çështjes. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit, duke vendosur që i pandehuri të mbahet në qeli deri në përfundimin e hetimeve.
Pas shpalljes së vendimit, Emanuel Shkëmbi u transferua menjëherë në drejtim të burgut të Fierit, ku do të vuajë masën e sigurisë. Burime pranë hetuesve bëjnë të ditur se armën e përdorur në ngjarje e ka pasur pa leje dhe pritet që ndaj tij të rëndojnë edhe akuza të tjera për armëmbajtje pa leje.
Ngjarja ndodhi tre ditë më parë, ku falë ndërhyrjes së policisë u parandalua përshkallëzimi i situatës. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për arsye banale. Hetimet mbi këtë rast pritet të zbardhin motivet që çuan në përshkallëzimin e konfliktit dhe rrethanat e sakta të kanosjes.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut