Ministrit të Brendshëm të Serbisë i dërguan tre plumba si kërcënim, reagon Vuçiç

29 Gusht 2025 | 20:26

Një incident serioz ka ndodhur në Serbi, ku një zarf që përmbante tre plumba është dërguar në adresën e Ministrit të Brendshëm dhe Zëvendëskryeministrit Ivica Daçiç.

Ngjarja ndodhi këtë të premte, kur gjatë kontrollit të zakonshëm të postës në ndërtesën e qeverisë, një skanim me rreze X zbuloi përmbajtjen e dyshimtë të pakos.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se zarfi ishte dërguar dy ditë më parë nga Pozharevaci dhe se tashmë policia ka identifikuar dhe lokalizuar personin që e ka dërguar.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç reagoi publikisht për këtë ngjarje, duke thënë se ishte informuar nga vetë Daçiç për zarfin me plumba:

“Ivica më tregoi për ato tre plumba. Është pjesë e punës sonë të përditshme. Policia jonë ka njerëz të mrekullueshëm dhe shpresoj se do ta zbulojnë kush mendon se është shumë i zgjuar për të bërë diçka të tillë,” u shpreh ai gjatë një vizite në Rakovicë.

Detaje të mëtejshme për motivet apo identitetin e dërguesit ende nuk janë bërë publike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026