Zjarr i fuqishëm në Udënisht, bllokohet rruga Pogradec-Qafë Thanë
Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në zonën e Udënishtit, duke u përhapur frikshëm për shkak të erës së fortë. Si pasojë, Policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në dalje të Pogradecit për në Qafë Thanë, për të siguruar sigurinë e kalimtarëve dhe për të mundësuar punën e forcave zjarrfikëse.
Pas disa orësh punë, forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e shërbimit kanë bërë të mundur shuarje dhe izolimin e flakëve.
Një nga restorantet e zonës ka pësuar dëme të konsiderueshme, duke përfshirë djegien e kuzhinës, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, pjesa tjetër e godinës është shpëtuar. Rreziku më i madh ka qenë pikërisht një pikë karburanti, e cila ka shtuar vështirësitë në operacionin e shuarjes së flakëve.
Sipas hetimeve të para, shkaku i zjarrit ka qenë një problem në një kabinë elektrike të zonës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania