Një vajzë e mitur humb jetën në një aksident në Drenas, katër të lënduar

31 Gusht 2025 | 19:46

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit, ku për pasojë ka humbur jetën një vajzë e mitur. Ngjarja është konfirmuar nga policia rajonale e Prishtinës.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë një veturë dhe se, përveç viktimës, katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

“Sipas të dhënave fillestare, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë. Një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa katër të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti, duke shtuar se vdekja e vajzës është konstatuar nga stafi mjekësor menjëherë në vendin ku ndodhi aksidenti.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026