23 vjet nga masakra serbe në Drenas të Kosovës
Të dielën u bënë 23 vjet nga masakra në fshatin Poklek në Drenas të Kosovës, ku ushtria serbe vrau 77 civilë shqiptarë.
Në mesin e të vrarëve kishte fëmijë, gra e pleq.
Krerët institucionalë përkujtuan të vrarët duke bërë homazhe në kompleksin memorial në këtë fshat.
“Natyrisht që është detyrim i secilit prej nesh që të vërtetën e Poklekut ta themi kudo, jo vetëm këtu në Kosovë por në çdo vend të botës, në mënyrë që bota mbarë ta kuptojë për vuajtjet e popullit shqiptar e mbi të gjitha ta shoh dëshminë e qartë që kishte regjimi i Millosheviqit për të zhdukur popullin shqiptar nga Kosova. Kujtimi për ta do të jetë i përhershëm, ndërkaq ne nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi”, tha presidentja Vjosa Osmani.
Drejtësi për viktimat e masakrës së Poklekut kërkoi edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Asnjë gjykim serioz nuk ka ndodhur deri tash për këta fëmijë, këto gra e këta burra që u masakruan prej forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Përgjegjësia është shumë e qartë, shteti i Serbisë ka ardhur këtu me forcat e veta dhe ka hyrë në shtëpitë e banorëve të Kosovës duke i masakruar ata por deri tash kriminelet enden të lirë në shtetin serb”, u shpreh Konjufca.
Të mbijetuarit e masakrës përkujtojnë këtë ditë dhe thonë se është shumë e vështirë për ta.
“Kjo ditë mua dhe gjithë familjes sonë na djeg shpirtin, sepse kujton momente shumë të vështira që kam përjetuar dhe parë aty, sa njeri është mbytur, të plagosur që nuk kam pasur mundësi t’iu ndihmojë, janë djegur dy herë i kanë djegur kufomat, kanë dashur t’i zhdukin gjurmët krejt që të mos dihej se ka pasur njerëz në atë vend ku kemi qenë ne”, tha Lumnije Muqolli, e mbijetuar e masakrës.
“Sot është dita më tragjike për fshatin tonë, dita e 17 prillit ka ndodhur maskara e tmerrshme pikërisht në lagjen Morinë, data 17, ditë e shtune ka qenë kur janë masakruar 23 familjarë tanë”, tha Haki Morina, i mbijetuar nga masakra.
Morina akuzon Serbinë se i ka zhdukur kufomat me qëllim për t ‘i fshehur krimet e tyre. Ai tha se deri në vitin 2015 nuk kanë qenë në dijeni për kufomat e tyre”.
“Unë kisha shkuar edhe në Hagë atje, kisha ditë çka të tregoj për këtë rast… Shkojnë i marrin tonët të pafajshëm dhe i kanë burgosur atje. Këta duhet më parë t‘i burgosin serbët që i kanë bërë këto masakra”, u shpreh Hakolli, i mbijetuar nga masakra.
Edhe pas dy dekadash, askush nga ekzekutorët nuk u ndëshkua për masakrën e Poklekut.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030