Kukullat kthehen në skenë, përralla “Peshku i Artë” do të luhet për një numër të vogël spektatorësh

19 Maj 2021 | 16:26

Pas një viti mungese në skenë, Tetari i Kukullave do të rikthehet me shfaqjen Peshku i Artë. Premiera do të luhet ditën e enjte, në orën 18:00.

“Përshëndetje, unë jam plaka e shfaqjes “Peshku i Artë”, mesazhi është që ta duam sa më shumë njëri tjetrin. Dashuria mjafton për gjithçka”, një shije kjo e shkurtër nga shfaqja me kukulla.

Me përrallën e famshme të Alexander Pushkin, do të rikthehen më në fund në skenë pas një viti mungesë aktorët e Tetarit të Kukullave.

Regjisorja dhe aktorja Ermonela Alikaj, ka përzgjedhur që Peshkun e Artë, ta sjellë si një “musical” të integruar me lojën aktoriale.

“Jam munduar ta sjell ndryshe, si një “musical” me kukulla, kryefjala është kukulla, me pantomimën e saj dhe teksti nuk thuhet tekst, por thuhet me këngë dhe me veprime kukulle. Dhe me atë magjinë e madhe që sjell “Peshku i Artë”, që personifikon mirësinë”, u shpreh znj. Alikaj.

Për regjisoren mesazhet e kësaj vepre janë bërë edhe më aktuale në këtë periudhë që po jetojmë.

“Aq aktuale edhe sot, që frymëzon kush e di se sa regjisorë edhe sot. Mesazhi është që “Ku po shkon shoqëria?”, grykësia e madhe e  njerëzve për një standard më të lartë, për para, për pushtet, kur në fakt gëzimin dhe lumturinë, i kemi shumë afër, i ndajmë me fëmijët tanë çdo ditë, me të dashurit tanë”, tha regjisorja.

Premiera do shfaqet nesër në skenën e Teatrit të Kukullave për një publik tepër të reduktuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026