Hila: Ja 4 ministrat që do ruajnë postin e tyre, dhe janë të favorizuarit e Ramës
Gazetari Dritan Hila ka komentuar dhe analizuar kabinetin e ri të qeverisë që pritet të mblidhet në datë 11 shtator. Hila ka renditur 4 emra ministrash që sipas tij, janë më të sigurtë në postin që kanë dhe që mund të rizgjidhen.
“Edhe pse akoma nuk i dimë emrat e një pjese të ministrave dhe kë sektor do mbulojnë, ata që mendoj se kanë një post të sigurtë dhe i kanë pëlqyer Edi Ramës dhe mund të rikonfirmohen janë: Pirro Vengu që kohët e fundit edhe me situatën e zjarreve tregoi një lloj lidership-i.
Më pas mendoj ministrin e Jashtëm Igli Hasani, një profesionist që i duhet Ramës më së shumti në momentet kur tenton të anëtarësohemi në BE pasi ka notuar në këto ujëra.
Shikoj ministrat që kanë mbajtur një profil të ulët dhe nuk kanë tentuar të krijojnë grupazhe siç është Blendi Gonxhe, të cilin e shof dhe në perspektivë për bashkinë e Tiranës. Gonxhe ka qenë dhe më afër Ramës, sidomos në bashki.
Kumbaro gjithashtu, e shof si një personazh që mori një lloj konfirmimi në momentin kur Rama e mori për menaxhimin e mbetjeve për të treguar që do ketë një vazhdimësi.
Këta 4 ministra i shikoj si të mundshëm të ruajnë postin e tyre, aty ku janë ose në ekuivalentin etyre, të gjithë të tjerët i shof më pikëpyetje”.
LEXONI GJITHASHTU:
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë