Presidentja e Kosovës, Osmani takon komandantin e KFOR-it

2 Shtator 2025 | 12:39

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi mbrëmë një darkë pune me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, me të cilin bisedoi për zhvillimet më të fundit të sigurisë në vend.

Në vazhdën e takimeve të rregullta me komandantin e KFOR-it, si dhe në prag të përfundimit të mandatit të tij, Osmani shprehu mirënjohje për angazhimin e pandërprerë të tij dhe të ushtarëve të KFOR-it në mirëmbajtjen e paqes dhe të sigurisë në Kosovë në bashkëpunim me institucionet e sigurisë në Kosovë.

Ajo ritheksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës të sigurisë dhe KFOR-it, si garanci për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026