Franca hap baret dhe restorantet, presidenti Macron me kryeministrin Kasteks shijojnë një kafe në Paris

19 Maj 2021 | 19:01

Këtë të mërkurë Presidenti Francez, Emanuel Macron dhe kryeministri Zion Kasteks ishin ndër të parët që shijuan një kafe në ambientet e jashtme të një bari në Paris, teksa kafetë dhe restorantet u lejuan të shërbejnë klientët në hapësirat e jashtme, për herë të parë pas 6 muajsh.

Pandemia Globale solli mbylljen e bareve dhe restoranteve në mbarë globin, por në Francë, vendin që ka shpikur kuzhinën e lartë, mbyllja u ndie më së shumti.

Përveç bareve dhe restoranteve, Franca ka rihapur edhe dyqanet, muzetë dhe kinematë, në një lëvizje që mendohet ti japë shtysë sektorit të prekur nga Pandemia, turizmit.

Me numrat e infektimeve në rënie dhe me fushatën e vaksinimit që po ecën me ritme të shpejtë, dyqanet dhe bizneset e ndryshme shpresojnë të rikthehen sa më parë në normalitet. Sipas ekspertëve financiarë, mbyllja e fundit ka qenë më e dëmshme se paraardhëset, për shkak se njerëzit u përshtatën me të punuarin në shtëpi dhe u ul ndjeshëm konsumi dhe porositë në dyqane dhe restorante.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026