Xi, Putin dhe Kim shfaqin unitet në paradën ushtarake të Kinës

3 Shtator 2025 | 08:50

Kina shfaqi fuqinë ushtarake të saj në rritje dhe thellimin e raporteve me Rusinë gjatë paradës ekstravagante ushtarake që synonte të shfaqte statusin e presidentit kinez, Xi Jinping, si udhëheqës i një rendi botëror alternativ joperëndimor.

Teksa parada e 3 shtatorit ofroi një imazh të koordinimit dhe forcës ushtarake – duke përfshirë mbi 10 mijë pjesëtarë të organizuar me koreografi të lartë dhe qindra pajisje ushtarake – një nga pamjet më të rëndësishme ishin pamjet e Xisë i rrethuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong, teksa shikonin paradën 70-minutësh në Sheshin Tiananmen të Pekinit, në një shfaqje të paprecedent të solidaritetit.

Xi mirëpriti liderët dhe bisedoi me ta në tepetin e kuq para se grupi mbi 20 udhëheqës të huaj u nisën drejt skenës për të parë paradën që shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalimin e tij gjatë paradës ushtarake, Xi tha se Kina është “e pandalshme”, teksa promovon një mesazh të “sakrificës kombëtare, jo si viktimë, por si funksion i forcës së vullnetit dhe vendosmërisë kombëtare”.

Në fjalimin e tij hyrës në paradën ushtarake, Xi tha se Kina ishte “e pandalshme” ndërsa promovonte një mesazh të “sakrificës kombëtare – jo si viktima, por si një funksion i forcës së vullnetit dhe vendosmërisë kombëtare.”

“Sot, njerëzimi përballet me zgjedhjen mes paqes ose luftës, dialogut ose konfrontimit, fitores së përbashkët ose rezultat zero”, tha Xi. “Populli kinez qëndron me vendosmëri në anën e duhur të historisë”.

Xi po ashtu tha se “ringjallja e madhe e kombit kinez është e pandalshme” dhe se Kina “kurrë nuk frikësohet nga asnjë ngacmues” – një term që zakonisht përdoret në deklaratat zyrtare për t’iu referuar në mënyrë indirekte Shteteve të Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026