Kapet në Durrës një 25-vjeçar i kërkuar për trafik droge, pritet ekstradimi në Itali
Një 25-vjeçar nga Shijaku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafikim të narkotikëve, është arrestuar në Durrës gjatë një operacioni të koduar “Night in”.
Operacioni u finalizua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, bazuar në informacione të siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e të kërkuarit.
I arrestuari është shtetasi Rando Murataj, 25 vjeç, banues në Shijak, për të cilin Gjykata e Breshias në Itali, me vendimin e datës 31 janar 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, është vënë në lëvizje për të përfunduar procedurat e ekstradimit të 25-vjeçarit drejt Italisë.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje