Shqipëria U-21 gati për Gjermaninë, Maksuti e Fetai analizojnë sfidat
Të premten në Elbasan Arena, Shqipëria e 21-vjeçarëve do të përballet me nënkampionët e Evropës, Gjermaninë, në një ndeshje që pritet me shumë interes. Skuadra e Alban Bushit vijon përgatitjet, ndërsa atmosfera në grup është pozitive.
Sulmuesi i Flamurtarit, Erald Maksuti shpreson të shënojë sa më tepër gola me fanellën kuqezi.
“Janë ndeshje shumë të vështira në letër dhe si kundërshtarë, por ne do futemi të japim maksimumin tonë dhe shpresojmë të marrim rezultate pozitive. Objektivi im është që të bëj gola sa më shumë dhe të ndihmoj ekipin që të ecim”, thotë Maksuti.
Atmosfera mes kuqezinjve është pozitive.
“Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Jemi një grup njihemi, pasi kemi bërë disa ndeshje së bashku. Janë shtuar disa lojtarë që janë shumë të mirë. Do futemi në fushë për rezultate pozitive”, shprehet ai.
Feta Fetai ka një apel për tifozët.
“Shpresoj që të ketë sa më shumë tifozë që të na përkrahin në “Elbasan Arena” dhe t’i gëzojmë me një fitore”, thotë Fetai.
Të premten Shqipëria e 21-vjeçarëve përballet me Gjermaninë dhe 3 ditë më pas me Zvicrën.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 07:26 SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale